Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 2.09.1995

Dikush dëshiron që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga Këshilli i Evropës

Denoncim i ashpër i Zef Brozit ndaj pushtetit politik: Tani ne u mësuam me kërkesa për heqje imuniteti. Unë s’e vras mendjen se çfarë mendojnë njerëzit që natë e ditë e kanë mendjen si me i bë varrin tjetrit dhe jo si të realizojnë kompetencat e tyre kushtetuese e ligjore. Nëse është një realitet i mundshëm i ardhshëm ky, kjo do të jetë me shumë se gjithçka një dëshmi, se sa me të qeshur e kanë disa demokracinë në Shqipëri, sa me shaka, dhe sa serioz është ky shtet ynë shqiptar, se sa dëshirojnë disa që të dalin mundësisht sa më shpejt nga Këshilli i Evropës. Zef Brozi dje në Konferencën e Shtypit (Foto: L.Lika REUTERS) Sipër, Sali Berisha, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Zef Brozi Sali Berisha Fatos Nano Shqipëri Europë

Dosja Nano dërgohet nga Apeli në Tepelenë

Për të ardhur në Kasacion Ka udhëtuar për mëse 200 kilometra, drejt Tepelenës, dosja e “Çështjes Nano” që “lidhet” kësaj radhe me caktimin e dënimit të ri mbi bazën e Kodit Penal të porsa hyrë në fuqi për të burgosurin e ndërgjegjes Fatos Nano. Presl Martini Kryetari i Gjykatës së Apelit ka urdhëruar dje në mëngjes nisjen e dosjes Nano për në gjykatën e Faktit Tepelenë. Lexoni në faqen 3
Presl Martini Fatos Nano Alfred Serreqi Tepelenë

Rrufep[?]ritësi

Shënim i ditës Berisha foli përsëri. E veçanta e “fjalimit” të fundit është: më shumë se në të gjitha rastet e tjera, u shfrytëzuan, zyrat e Presidencës për të sulmuar Partinë Socialiste, partinë më të madhe opozitare politike të PD-së. Për më tepër, si kurrë ndonjëherë më parë, Kreu i Shtetit e vuri veten në rolin e përçarësit të kësaj partie opozitare. Vetëm në Shqipëri, si pasojë e mbetjeve të ideologjisë enveriste, sipas të cilës Shqipëria duhet të jetë Fanar Ndriçues, veprohet në këtë mënyrë ndaj opozitës legale. Përsëri rast i veçantë! Dikush rolin e Berishës në proçeset e ditës që ndodhin në Shqipëri e ka cilësuar - mos na keqkuptojë askush për krahasimin - si të një “Rrufep[?]ritësi” për një “Ndërtesë” të porsa inauguruar. “Ndërtesa” në këtë rast është PD-ja ndërsa “Rrufep[?]ritësi” është Presidenti i Republikës. “Ndërtesa” duket e re, por gabime janë bërë që kur janë hedhur themelet e saj. Ajo lëkundet, ajo ka provuar tashmë shumë dëmtime, ajo mund të shkërmoqet. “Rrufep[?]ritësi” të ruan nga të papriturat që vijnë nga qielli, kurse drama e PD-së i vjen nga poshtë, nga elektorati i saj i zhgënjyer. Të gjitha këto Berisha ne mos i di, i ndjen, i merr me mend. Le të heqim më keq rast se vetëm gjatë këtij viti “sukseset” e PD-së janë edhe këto: Ai u la pa kryetar, sepse ai “devijoi” nga vija e Partisë. Procesi “Arsidi” mbi bazën e të cilit ka një dekoratë në gjoks Presidenti, tërheq zvarrë bashkë me skandalin, të tjera korrupsioni të kësaj partie. “Shqiponja” bën ligjin në trafikun klandestin të karburanteve dhe “Shqiponja” është bijë e PD-së. Zhulalit i kanë humbur qindra mijëra dollarë në Bullgari, që mos dhe gjetkë... Krim është bërë qytetar nderi dhe në rolin e kriminelëve gjithnjë e më shumë po dalin njerëz me veshje policësh, me uniformë shtetërore. Shqipëria e hapur - “peshkohet” në Adriatik, “gërmohet” në kufirin jugor, “goditet” në kufirin veri-lindor. Ky është bilanci i “fitoreve” të fundit të PD-së, që Berisha e harroi. Berisha duke ngritur një fushatë të tërë kundër Partisë Socialiste, ngatërrohet kot me ngjalljen që do t’i bëjë marksizmit, një ideologji e tashmë të vdekur. Ai me çdo kusht u kërkon të marrë mbi vete shpëtimin e nderit të humbur të PD-së. Ky rol pre “Rrufep[?]ritësi” kërkon t’ia spostojë nga vëmendja e njerëzve dramën e kësaj partie, paaftësinë e saj qeverisëse, korrupsionin, qorrsokakun e padiskutueshëm.
Sali Berisha Zhulali Shqipëri Bullgari Adriatik

Berisha pa alternativë

Servet Pëllumbi përballë Sali Berishës I lutur nga korrespondenti i gazetës sonë për të komentuar fjalën e Presidentit Berisha në Konferencën e pardjeshme të shtypit, zëvendëskryetari i Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, dha deklaratën e mëposhtme: “...Ata duan të dëgjojnë çdo të bëhet me paaftësinë e qeverisjes, me papunësinë masive dhe të zgjatur, me kriminalitetin, me grabitjen e pasurisë kombëtare, me eksodin, me trafikun që pjell para të pista, me “shqiponjat...” Pritej që Presidenti i Republikës të dilte në një Konferencë Shtypi për ngjarjet tepër shqetësuese në rajon, për shfaqjet më të fundit të insalmit të kolonëve serbë në Kosovë dhe të shprehte pozicionet aktive politike të kombit tonë, pavarësisht nga ndarjet partiake. Por jo, s’ishte e thënë që të dëgjonim një Konferencë të vërtetë Shtypi, për pi, sepse gjithë “meraku presidencial” ishte tjetër, “të parafabrikohet bardh e zi”, të “sukseset” e PD-së, dhe “dështimet” e PS-së. Nga kjo pikëpamje konferenca e fundit e Berishës ishte diçka standarde, e pasur në imitime dhe me fjalë dhe e varfër në ide, për të mos thënë pa ide. Shumë pyetje pa përgjigje. Shumë përgjigje sipas parimit: “ku dhemb dhëmbi të mos vejë gjuha”. Presidenti ka kohë që po rreket të perfeksionojë metodën e manipulimit të njerëzve, me të dhëna të fyra, të njëanshme apo edhe të pagëna, si i dalin atij në malin e Dajtit apo në brigjet e Jonit. Veçse gabon kur mendon se shqiptarët mund ta hanë sapunin për djathë. Nuk është e rastit që kur Berisha flet për suksese, njerëzit i ndjejnë dhe mbyllin veshët se s’vet (radiot e televizorët). Ata duan të dëgjojnë çdo të bëhet me paaftësinë e qeverisjes, me papunësinë masive dhe të zgjatur, me kriminalitetin, me grabitjen e pasurisë kombëtare, me eksodin, me trafikun që pjell para të pista, me “shqiponjat” që kontot me dollarë i çojnë në Lihtehshpi e gjetkë. Derisa për këto e shumë e shumë të tjera nga shqetësim njëri njeri nuk u tha asgjë, as dje e as sot, e me besim s’do t’u thotë nga Berisha as nesër, atëherë u përforcohet bindja se Berisha e PD që ai përfaqëson si kryetar i saj, s’ka asnjë alternativë. Një e vërtetë kjo që po qarkullon brenda dhe jashtë vendit.
Servet Pëllumbi Sali Berisha Kosovë Dajtit Jonit Lihtehshpi[?]

Nuk arrihet marrëveshja për punësimin sezonal

Shqipëri-Greqi Ministri i Jashtëm shqiptar Alfred Serreqi përfundoi vizitën e tij në Greqi pa arritur nënshkrimin e marrëveshjes për punësim sezonal të punëtorëve shqiptarë në Greqi, siç ishte paralajmëruar me kohë nga të dyja palët. Sipas BBC-së, qarqet politike dhe gazetareske të Athinës ishin shndodhur pa një të përbashkët, kur ministri Serreqi kishte ndërprerë bisedimet e paradites për t’i vazhduar pasdite. Por edhe për pasdite nuk u arrit marrëveshja e shumëpritur. Çështja që kishte bllokuar bisedimet dhe që u bë shkak, si duket për mosnënshkrimin e marrëveshjes së paralajmëruar ishte insistimi i palës greke për hapjen e më shumë shkollave greke në Shqipëri. vijon në faqen 11
Alfred Serreqi Shqipëri Greqi Athinë